Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka marrë fjalën në Forumin Kombëtar të Politikave që po zhvillohet tek UET.

Kokëdhima thekson se qeveria ka pushuar nga puna shumë mbështetës të ZGJIDHJA-s, ndërsa i tremben projektit ZGJIDHJA.

Po ashtu, kreu i partisë, njoftoi edhe mbledhje e kongresit, i cili do të mbahet më 30 Prill.

Kokëdhima: Ju keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për partinë ZGJIDHJA. Ata pushuan nga puna shumë mbështetës së ZGJIDHJA-s, pushuan të afërmit tuaj, por njerëzit tanë nuk u frikësuan. Por ju me guximin tuaj punuat me përkushtim dhe e ngritët ZGJIDHJA-n në alternativën për Shqipërinë. PS, PD, LSI i tremben projektit ZGJIDHJA. Në tryeza ftojnë servilët që nuk ka kauza, që luftojnë të fusin ndonjë në punë shteti për interes meskin. Ata vjedhin tezat e partisë ZGJIDHJA, përpiqen të pengojnë idetë tona në publik. Më datë 30 prill do të mblidhet kongresi i partisë ZGJIDHJA, i cili do të jetë vendimtar për partinë. Në këtë kongres do të miratojmë prioritetet e partisë ZGJIDHJA në zgjedhjet vendore, për afrimin e pushtetit vendor.

Flash Lajme

Më të lexuarat