Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Policia e Elbasanit njofton se shtetasja me inicialet H.P.

, 86 vjeç është vetëflijuar në banesën e saj në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.

E moshuara u gjet pa shenja jete nga fqinjët dhe nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak

Në lagjen ” Beqir Dardha” , Elbasan në banesën e saj dyshohet se është vetëvarur shtetasja H.P., 86 vjeçe, e cila është gjetur e pa jetë nga fqinjët.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme u raportua një tjetër rast vetëvrasje në Selenicë, ku një grua 57 vjeç u gjet pa shenja jetë nga fqinjët e saj.

Flash Lajme

Më të lexuarat