Pas një takimi thuajse 100 minutësh me kryeministrin Rama në zyrën e tij, është larguar nga kryeministria zv/ndihmës sekretari i Shtetit amerikan Matthew Palmer.

Palmer arriti në zyrën e Edi Ramës rreth orës 16.00, ku është pritur nga vetë kryeministri.

Ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar gjatë takimit kokë më kokë zyrtari amerikan dhe Rama, por arritja e tij në Tiranë përkon me krizën politike që po kalon Shqipëria në këto kohë.

Mësohet se Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.

Ndërsa ditën e nesërme, më 9 prillit, zyrtari amerikan pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Por gjithashtu të martën ai rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.

Flash Lajme

Më të lexuarat