Një aksident i rëndë është regjistruar sot rreth orës 14.35 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbën jetën 2 gra dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Policia e Shkodrës raportoi se një mjet i tipit “Mitsubishi” dhe një mjet i tipit “Audi” janë përplasur në afërsi të fshatit Melgushe.

U mësua se dy shtetaset që ndërruan jetë pas përplasjes fatale janë: Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39 vjeçe banuese në Shkodër.

Ndërsa të plagosur mbetën shtetasit: Lufti Kubaçi 55 vjeç, Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Prejaku 28 vjeç, Beta Mata 32 vjeçe dhe Pjeter Zefi 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat