Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike vijojnë protestën para Kuvendit, ndërkohë që u betuan tre deputetë të rinj demokratë.

Ata kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur simbolikisht në të ashtuquajturin “Parlament i Krimit”, ku “shesin mandate” për 300 mijë euro, apo 1 milion euro.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush Parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Ndërkohë sot u betuan në Kuvend, Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend. Opozita ka zgjedhur të mos protestojë sot, duke i ruajtur forcat për të shtunën, ku në orën 18:00 pritet një tjetër protestë masive për rrëzimin e Edi Ramës.

Flash Lajme

Më të lexuarat