Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka paralajmëruar sot 21 institucionet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, se do të merren masa, nësë nuk do të kenë rezultate në punën për të cilën janë ngarkuar.

Duke marrë në analizë raportimet e bëra ndaj Kuvendit për secilin prej institucioneve, Ruçi nuk i ka kursyer kritikat, teksa ka paralajmëruar “të mos sillen me papëgjergjeshmëri”.

Ruçi paraljmëroi 21 institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend se nëse nuk do të kenë rezultate në punën e tyre, ai do të firmosë shkarkimin e tyre.

“Përmbushja e objektivave dhe standarteve për çeljen e negociatave nuk është detyrë vetëm e Qeverisë dhe e Kuvendit, por e të gjithë institucioneve. Institucionet duhet të ndjekin në dinamikë e me përgjegjshmëri fatin e rekomandimeve që bëjnë dhe jo të sillen me papërgjegjshmëri të tipit “Më qani pak burrin se unë po shkoj në dasëm!”- ka thene Ruci.

Deklarata eshte bere gjate takimit ku merrnin pjese edhe Ambasadori i Bashkimit Europian z.Luigi Soreca, Ambasadori i OSBE-së z.Bernard Bochardt dhe përfaqësuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj.Jutta Gutzkow.

Tema e mbledhjes ishte përmbushja e rekomandimeve të Rezolutave të Kuvendit, statusi i zbatimit të rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura adresuar Qeverisë dhe problematika të konstatuara nga Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit, gjatë vitit 2018.

Flash Lajme

Më të lexuarat