Një dëshmitare okulare tregon momentet e luftës mes Admir Muratajt dhe forcave te rendit dhe sesi e gjeti pajetë të konsideruarin si truri i grabitjeve të bankave.  Ka parë tmerr me sy.

Lezete Muca tregon se çfarë ndodhi atë ditë ndërmjet uniformave blu dhe të ekzekutuarit, Admir Murataj. ”Zhurmë e madhe, të shtëna automatiku herën e parë. Më pas të shtëna pistolete. Krejt nëpër tjegull andej bam-bam, u mbyllëm brenda ne s’dinim gjë. Në fund fare vetëm një fugon policie ka qenë i Rinasit, mbrapa kanë ardh forcat e tjera”.

Banorë të fshatit Tapizë por edhe shumë të tjerë, pohojnë gjithçka ka ndodhur mesditën e 9 Prillit pas grabitjes së milionave të eurove në aeroporit të Rinasit, duke i kanë kthyer më shumë se 20 vite pas në vitin 1997. ”Jena trishtu atë ditë, futëm kryet brenda. Edhe në kohën e armëve që u hapën depot u futëm brenda t’u u dridh t’u iu lut Zotit”.

Disa nga plumba përshkruan edhe banesën e 70-vjeçares vetëm 50 metra larg vendngjarjes, ndërsa frika më madhe ishte për nipin e saj të vogël që kthehet çdo ditë nga shkolla në orën 15:00. Për Qamilin një tjetër banor kjo gjendje është e rëndë. Sipas tij grabitja ka ndodhur për shkak se autorët kanë pasur bashkëpunues brenda. Në vendin ku u vra Admir Murataj janë vendosur buqeta me lule. Disa prova janë të vlefshme edhe për oficerët e policisë gjyqësore, siç është edhe ky xhup që dyshohet se i përket autorëve të grabitësve.

Flash Lajme

Më të lexuarat