Një aksident është regjistruar në fshatin Pllanë në Lezhë. Treni i linjës Shkodër-Vorë përplas një automjet ku në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje. Ndërkaq, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se treni ka prekur vetëm pjesën anësore të automjetit, ku pasagjerët kanë shpëtuar mrekullisht. Theksojmë se mbikalimet në hekurudha janë  kthyer shpesh ne burime aksidentesh edhe me pasoja të rënda.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All