Një person i vdekur në mes të rrugës ka alarmuar qytetarët në Fier. Një trup i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit. Sipas informacioneve të para, viktima është mashkull, rreth 70 vjeç.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me viktimën dhe shkaqet e vdekjes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë dhe për të zbuluar identitetin.

Flash Lajme

Më të lexuarat