Akademiku Artan Fuga ka qenë sot në studion e lajmeve në Fax News, ku ka folur mbi projektligjin për Reformën në Akademinë e Shkencave, që sipas tij është futur në mënyrë tinzare në Kuvend nga një grup prej 14 deputetësh.

Fuga kishte paraqitur një draft reformë paralele me atë të punuar nga Skënder Gjinushi, dhe të dy këto drafte ishin çuar për t’u konsultuar në Ministrinë e Arsimit, dhe prej aty janë çuar në Kuvend, si propozime të një grupi deputetësh.

Për profesor Fugën në rastin më të mirë sjellja e deputetëve mund të konsiderohet e papërgjegjshme, ndërsa shton se ka shumë interesa që fshihen pas këtij akti.

“Nuk impresionohem fare nga fjala deputetë, as nga një as nga 14. Respekti im për deputetin është i spikatur, po kjo nuk do të thotë që ai mund të bëjë veprime që nuk janë të papërgjegjshme nga pikëpamja ligjore.

Me kërkesë të kryeministrit Rama, pas një ngritje zëri që unë pata për harxhimin e parave publike në Akademinë e Shkencave, zoti Rama kërkoi që të bëhej një Reformë. Unë kam pasur një platformë alternative për Reformën, dhe të dy draftet shkojnë në ministri. Në momentin kur duhej që të vendosej një sintezë mes të dyve, 14 deputetë bëjnë diçka arbitare, duke marrë draftin e paraqitur nga grupi reformator dhe duke e depozituar në Kuvend si projektligjin e tyre. 

Si ka mundësi që një grup deputetësh e grabit këtë tekst? Po ata mund të bëjnë çdo gjë, po mua më mbetet që ta denoncoj këtë akt, i bëj thirrje komunitetit publik që të reagoj, kam prova që vetë deputetët nuk e dinë atë që është shkruar aty.

Nuk kanë bërë asnjë studim, ata nuk janë as anëtar të Komisionit të Medias dhe të Edukimit, ky është vazhdimi i puçit institucional në Akademinë e Shkencave, janë të papërgjegjshëm.

Në nenin e parë thuhet: ‘’Me propozim të qeverisë’’, ndërsa në fakt ajo është cilësuar si një nismë e deputetëve. Çfarë tiu them unë kolegëve të mi që kanë diskutuar me orë të tëra për këtë platformë? Unë kërkova një juri të madhe prej 100 profesorësh ku të diskutohej për platformat dhe kjo nuk mu pranua, edhe sikur një çerek deputeti të prezantojë një projekt ligjor, unë do ta respektoja”, u shpreh Fuga.

Akademiku denoncoi më tej faktin se ministrja Besa Shahini nuk ka pranuar që ta presë në zyrë, ndrësa ka renditur disa prej shkeljeve më të rënda që bëhen në akademinë e shkencave, që nuk arrin të përcaktojë as prioritetet për anëtarët e saj. Po ashtu Fuga shprehet se ka një abuzim me fondet që merr Akademia e Shkencave dhe rezultatet janë pothuajse inekzistente. Ai sfidoi indirekt Gjinushin që të dalë dhe të thojë se nuk ka qëllim që të zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave.

“Çfarë thotë zoti Rama që kemi platformë bashkëqeverisëse? Pse duhet ti lutem unë që të më dëgjijë, ministrja Besa Shahini nuk më ka pritur në takim, kam mbushu formularin si qytetar i thjesht, dhe nuk më ka pritur. Kur nuk më prêt mua që vij për punën e shtetit, si mund të presë persona të tjerë?

Unë nuk e di se kujt nuk i intereson mosreformimi i Akademisë së Shkencave, por di që kjo bëhet për pushtet.  I gjithë komuniteti shkencor është i revoltuar, nuk jam vetëm unë. Unë jam një ushtar i thjeshtë, klasa politike na përbuz ne intelektualët, nuk subvencionon punën shkencore. Akademia e shkencave ka një bibliotekë, po nuk ka lexues, pse duhet biblioteka në një kohë kur të njëjtët libra gjenden dhe në Bibliotekën Kombëtare që është 100 metra më tej.

Nuk ka asnjë analizë financiare, ka mungesë transparence se ku shkojnë paratë. Akademia e Shkencave nuk ka prioritete, kopjet e librave që prodhohen mbeten pa u shitur. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të Akademisë së Shkencave, le të dalë dhe kreu i grupit tjetër të platformës dhe të thojë të njëjtën gjë, në mënyrë që të shmangemi nga interest personale. Mua më intereson shumë që Akademia e Shkencave ti kalojë komunitetit të intelektualëve.

Kriza politike normal që ndikon, kam frikë se ky grup deputetësh po përfiton nga pozita e dobët e kryeministrit Rama, dhe ta kalojë këtë projektligj. Nuk kam kërkuar asnjë mbështetje nga partitë politike, unë nuk kam asnjë paragjykim, por problemi ku është?

Unë nuk e nxirrja problemin në mediat, pasi mendoja se kjo duhej diskutuar Brenda botës akademike, jam kërcënuar edhe fizikisht, kam dëshmitarë për këtë. Iku kjo punë e madhe, i kaloj unë këto, s’merrem me ato”,u shpreh akademiku.

Ndërsa në mbyllje të bisedës, Fuga bëri një paralajmërim vërtetë të trishte, teksa tha se në rast se miratohet projektligji në Kuvend, aim und të marrë një vendim radikal, siç është tërheqja përfundimtare nga bota akademike.

“Kam tyre ditë që flas nëpër media për këta deputetë, dhe nuk ka ardhur asnjëri prej tyre që të ulet të diskutojë me mua. Në datën 24 Maj unë do të mendoj se çfarë do të bëj dhe me veten time, mund të marr dhe një vendim radikal që të distancohem nga jeta akademike. Unë e konsideroj një turp sot Akademinë, dhe do ta mendoj nëse do të vijoj të jem më pjesë e trupit. Do ta mendoj nese më duhet që të ruaj dinjitetin tim, edhe brenda po qeshë, ta harrojë njeri se do të ndaloj”, përfundoi Fuga.

Flash Lajme

Më të lexuarat