Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku në një status në Facebook, shkruan se shqiptarët sot janë më të varfër ndërsa krejt e kundërta është për qeveritarët.

“Alternativa ekonomike që ka propozuar mazhoranca socialiste që në vitin 2014 ka qenë “Takso më shumë dhe merr borxh!”.

Politikën e marrjes së borxhit, qeveria e shiti si një përpjekje për të shlyer borxhin e prapambetur ndaj bizneseve, por e vërteta qe që ky borxh u përdor për të ngjyrosur fasadat e godinave qeveritare dhe për të ndërtuar sheshet e qyteteve që përditë e më shumë boshatiseshin nga qytetarët”, shkruan Tabaku ndërsa shton se nga viti 2014 kur në Shqipëri u implementuan politikat fiskale rilindase gjendja ekonomike është përkeqësuar ndonëse rajoni ka pësuar ndryshime

“Mrekullia mbi tokë që premtoi rilindja u shua që në muajt e parë edhe pse propaganda e rrogës së 13 vazhdoi të jehonte nga ekranet televizive. Qëllimi është shumë i qartë; pasurohen oligarkët, pasurohen qeveritarët dhe pjesa tjetër mbetet në kushtet e skllavërisë. Huaja në të zezë janë në fakt lëmosha që grupet rreth të parëve jep ndaj shumicës së shqiptarëve”, vijon Tabaku.

Ish-deputetja demokrate thekson se ajo ç’ka ofron PD është krejt e kundërta, ulje e taksave dhe shpenzim i borxhit në shërbim të qytetarëve dhe të mirës publike.

Flash Lajme

Më të lexuarat