Pasi u njoftua se në Unazë te Re, tek rreth-rrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese, ka ardhur edhe njoftimi i policisë së Tiranës e cila bën të ditur se bëhej fjalë për një alarm të rrenë.

“Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksploziv, është bërë shpërthimi i telekomanduar  i  pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë”, bën të ditur Policia e Tiranës.

Tiranë

Në lidhje me pakon e konstatuar në anë të bordurës në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, ku  dyshohej se brenda saj mund të kishte  lëndë plasëse ju informojmë se:

Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksploziv, është bërë shpërthimi i telekomanduar  i  pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

19.20-Pako e dyshimtë në Tiranë, dyshohet për lëndë plasëse

Një pako e dyshimtë është gjetur në Tiranë ditën e sotme. Nga informacioni paraprak mësohet se në Unazë te Re, tek rreth-rrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Tirane/Informacion Paraprak

Në Unazë te Re, tek rreth-rrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Në vendngjarja po shkojnë ekspertët  e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat