Ditën e nesërme do të përshkallëzohet aksioni opozitar. Opozita ka vendosur që të bllokojë akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit. Ky vendim u mor pasi kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët.

Në një prononcim  për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.

“Jemi në një krizë të thellë politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale. Jemi edhe në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit Europian. Shkaku i kësaj krize është kjo qeveri që ka asgjësuar votën e lirë. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit, duke bllokuar rrugët. Paraditet do të shpalosim detyrat e qeverisë tranzitore”, u shpreh Basha.

Ja akset që do të bllokohen

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

Flash Lajme

Më të lexuarat