Pak çaste më parë në një konference për shtyp në Prishtinë, kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur edhe për deklaratat e kryeminstrit Rama në “Facebook”

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit dhe motrat e mi.

Siç ka thënë At Zef Pllumi, Rrno për me tregu, edhe unë do ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen ose nuk i pëlqen dikujt. Do ua tregoj çdo herë për shkak se jemi në obligim me qytetarët për transparencë për atë që po ndodh në këto procese të interesit nacional”, tha Haradinaj.

Ndërsa për çështjen e kufijve Haradinaj tha se po diskutohet për njohe jo territore.

Diskutimet për kufij dhe territore kanë bërë që të ndërrohet formati. Jemi në situata shumë më serioze dhe shumë më të qëndrueshme.

I pyetur nëse është i mundur pezullimi i taksës ndaj Serbisë për një kohë të caktuar,  ndoshta deri me 1 korrik kur do mbahet takimi i Parisit, Haradinaj tha:

Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re, edhe pozicionet nuk janë të reja prej atyre që i kanë. Njëkohësisht dhe  pozicioni im nuk është i ri, është i qëndreshëm. Nuk ka ndryshim dhe nuk do të ketë, nuk ka pse me të diskutohet më.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All