Opozita e Bashkuar protestoi sot për rreth 2 orë duke bllokuar akset kryesore në 12 qarqet e vendit. Mbeshtetësit e opozitës së bashku me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeveria.

Ndërsa opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte me protestuesit tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe as hapa pas.

“Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim, Europë.

Ne Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë. Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do tu japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa.

Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore, Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund varfërisë”, tha Basha.

“Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, Gjirokastër, berat, Korçë, Dibër, Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë tregon se vetëdijësimi i qytetarëve për të marrë në dorë fatin e tyre, vetëdija juaj se askush tjetër s’mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveç se ju qytetarët e lirë të këtij vendi sovrani është sot garancia numër një se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim, mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar. Më 11 maj, ditën e shtunë, ne do të kemi protestën tonë të katër kombëtare, në më pak se 3 muaj. Po të mos ishte për bashkim tuaj sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, padrejtësisë të uzurpatorëve të paligjshëm të pushtetit, autokratëve e diktatorëve. Këta sheh Edi Rama dhe frymëzohet”, deklaroi Basha nga Elbasani.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All