Është dhënë masa e sigurisë për 63-vjeçarin nga Memaliaj, i cili vrau gruan me levë rreth 3 ditë më parë. Skënder Hoxha doli sot para trupës së gjykuesve të Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ka pranuar edhe autorësinë e krimit të rëndë.

“Jam penduar, por e vrava se më tradhtonte”, mësohet se ka thënë i akuzuari, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhtonte.

“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhtonte” ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt, më 30 prill.

Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.

Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All