I vetmi person që po qëndronte i burgosur për ngjarjen e rëndë të ish-Bllokut ishte Ervis Martinaj. Por ditën e sotme është bërë e ditur se Martinaj është lënë i lirë nga gjykata në këmbim të një garancie pasurore.

Mësohet se i dyshuari është lënë i lirë në këmbim të një garancie prej 50 milionë lekësh. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Garanci pasurore” është dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Por gjithashtu u raportua se Prokuroria e Tiranës do ta apelojë këtë masë ditën e hënë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në ish-Bllok më 4 tetor të vitit të kaluar, ku nga një shkëmbim me armë zjarri në ambjentet e një lokali mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Elvis Martinaj dhe Eljon Hato. Pas ngjarjes së ndodhur në lokalin e Redi Popeskut, Prokuroria mori në hetim 8 persona.

4 prej tyre janë lënë të lirë me masën “Detyrim paraqitje”, dy (Ervin Mata dhe Ervis Martinaj) u lanë të lirë me masën “Garanci pasurore” dhe ndërkohë që edhe dy të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.

Dy personat e shpallur në kërkim janë shtetasit; Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komando Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe ka plagosur Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All