Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur që sot, datë 10 maj 2019, të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje.

Zarife Hasanaj, humbi jetën dy ditë më parë teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s. Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat