Policia e Tiranës ka njoftuar se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi zyrtarë është bërë e ditur se është arrestuar një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuar për disa vepra penale.

“Në vijim të punën për kapjen e personave  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  • A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas  për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian”, njofton Policia e Tiranës.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat