Dy deputetë të rinj pritet t’i bashkohen opozitës së re në Kuvend. Mësohet se kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dy deputetët e rinj janë dy ish-aleatë të kryedemokratit Lulzim Basha, Selami Jenishehri i cili është Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe Besnik Troplini i Ballit Kombëtar, përkatësisht i 46-i dhe 48-i në listën shumëemërore të PD-së.

Ky është hapi i parë që dy kandidatët bëjnë në rrugën deri tek betimi në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë  janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, dy kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.

Flash Lajme

Më të lexuarat