Policia ka nisur pak minuta më parë valën e shoqërimeve të disa prej protestuesve që ndodhen para mjediseve të Kuvendit.

Sekretari organizativ i PD-së Sait Dollapi është tërhequr me forcë dhe është dhunuar nga efektivët.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur Sait Dollapi tërhiqet zvarrë nga policia dhe goditet me shkopinj gome.

Mandej ka qenë ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi që është konfrontuar me policinë, ndërsa kërkonte sqarime rreth arrestimit të Dollapit.

Gjatë protestës së sotme, kanë qenë të shumta përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit sulmuan herë pas here kordonin policor me molotov, fishekzhjarrë dhe kapsollë, ndërsa uniformat blu u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Disa prej protestuesve u rrëzuan përtokë pas sulmeve me gaz lotsjellës, duke shfaqur djegie të syve, problemeve me frymëmarrjen dhe të vjella.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All