Protesta e zhvilluar nga opozita e bashkuar mbrëmjes e të shtunës, e cila degjeneroi në dhunë ka bërë që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të reagoj për degradimin e situatës.

Në një deklaratë delegacioni pohon se dhuna është e patolerueshme në asnjë rrethanë, ndërsa i ka bërë thirrje protestuesve që në protestat e ardhshme të tregohen më të përmbajtur.

Deklarata e plotë e Delegacionit e Bashkimit Europian në Tiranë :

Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane.

Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

Flash Lajme

Më të lexuarat