“Prestige Resort” ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik në “Malin e Robit” me mbërritjen e një grupi turistësh nga vendet nordike.

Pasditen e djeshme, mbërritën 121 pushuesit e parë, të cilët u akomoduan në ambientet luksoze të hotelit, të ndërtuar nën hijen e pishave madhështore dhe mes gjelbërimit, te ish-Mak Albania.

“Prestige Resort” është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve, jo vetëm vendas por edhe të huaj. Grupi i parë i pushuesve, që njëkohësisht inauguruan edhe ambientet e reja të hotelit, ishin nordikë, pjesë e agjencisë turistike “Apollo”, e cila operon me resortin “Prestige”. Ajo që e bën të veçantë këtë resort të ri, është fakti që ambiente të bollshme, me pishina, gjelbërim, kushte bashkëkohore në infrastrukturë, shërbim, që të gjitha bashkë kanë vetëm e vetëm një qëllim: cilësinë e shërbimit. Resorti “Prestige” ka në organikën e tij një staf të kualifikuar që punon me përkushtim për të kënaqur pushuesit, ku krahas të tjerave, ushqimi përgatitet nga kuzhinierë profesionistë me eksperiencë kombëtare.

Pushuesit e parë të ardhur nga Danimarka e Suedia u pritën ngrohtësisht nga stafi i resortit, të cilët kishin organizuar edhe një koktej për mysafirët, që mbetën me përshtypje të mira nga mikpritja, qetësia dhe bukuria që ofron resort “Prestige”.

Flash Lajme

Më të lexuarat