Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka treguar arsyen se përse PD vendosi të dërgojë komisionerët në KZAZ për zgjedhjet vendore.

Duke folur në emisionin ‘Kjo Javë” në News 24, Bardhi u shpreh: “Dërgimi i Komisionerëve si veprim teknik është bërë për t’i treguar ndërkombëtarëve se këtu bëhen shkelje në zgjedhje.

Rama është shqetësuar për këtë veprim të PD dhe LSI. Votime moniste më 30 qershor nuk ka për të pasur. Që të zgjedhësh duhet të kesh kandidat përballë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD komentoi edhe reagimet e pesë ambasadave për ndalimin e dhunës në protesta, duke u shprehur: “Unë e lexoj si një qëndrim të individëve që përfaqësojnë shtetet e tyre në Shqipëri që kërkojnë që këtu të ketë thjesht stabilitet e jo mirëqeverisje dhe dua t’iu them që i vetmi problem është Edi Rama e banda e tij. Destabilitetin e vendit e ka sjellë Rama dhe banda e tij në pushtet. Protestat sa vjen e bëhen më të mëdha”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All