Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Hijet e natës”, ku kanë vënë në pranga dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shtetasit me inicialet A.N.

, 25 vjeç banues në fshatin Manzë, Durrës dhe shtetasi B.M., 23 vjeç banues në Manzë Durrës, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hijet e natës”.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit

-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:

-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale ” Vjedhja me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All