Studentët janë bërë bashkë para Ministrisë së Arsimit, duke rikthyer kështu protestat, njësoj si në dhjetorin e vitit të kaluar.

Mirëpo sot ata nuk ka në qenë vetëm, me kauzën e tyre janë bashkuar edhe minatorët.

Këto të fundit i janë bashkuar protestës së studentëve, ku një prej minatorë tha:

Minatorët janë me ju, ju keni të drejtë. Shqipëri është e shqiptarëve jo e tradhtarëve. Tradhtari më i madh është politikani, i cili jep premtime dhe kur vjen në pushtet ai i harron të gjitha. Ky është tradhtari më i keq, tradhtar jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë kombit.

“E duam arsimin si gjithë Europa”, thërrasin të gjithë njëzëri studentët para Ministrisë së Arsimit.


Studentët thanë se ju rikthyen protestave sepse qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Ata janë paraqitur para ministrisë me një kërkesë të përbërë nga 14 pika, të cilat janë:

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit

2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura

3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët.

4-Rankimi i programeve të studimit

5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë.

6-Reforma e kurrikulave mësimore.

7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publik me maturantët.

8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor.

9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj.

10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit.

11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%.

12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik.

13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës.

14-Rritja e pagave të pedagogëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All