Për dy javë pritet të lëshohet në funksion edhe një pikë e pagesës së rrugës në autostradën e Korridorit 10. Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, pika e pagesës rrugore do të vendoset në autostradën e re Demir Kapi – Smokvicë, rrugës për në Greqi.

Ndërsa për një periudhë të shkurtër do të vendoset edhe në pikë tjetër, po ashtu rrugës për në Greqi.  Drejtori i kësaj ndërmarrje, Zoran Kitanov theksoi se po kryhen përgatitjet përfundimtare dhe se pika e re do të lëshohet në përdorim, sidomos me fillimin e sezonit veror. Deri tani gati në gjithë autostradat e vendit funksionojnë pika të pagesës rrugore. Më e shtrenjta është në rrugën Petrovec – Veles që shkon në 80 denarë, ndërsa më e lira në rrugën Tetovë – Gostivar për 30 denarë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat