Vëllezërit tanë Sami Ukshini, Val Zekaj dhe Shek Hallaqi kanë më shumë nevojë se asnjëherë për lutjet tona, pasi siç kam marrë disa informata drejtpërdrejt nga një i punësuar në Prokurorinë e Shkupit, se tre vëllezërit tanë duhet të jenë më vigjilent se kurrë në burgun ku po e vuajnë dënimin – shkruan El Cheka i cili mëngjesin e sotëm ka publikuar përgjime të reja.

Ai gjithashtu ka shkruar se të njëjtët nuk duhet të përdorin ushqimin që u jepet në burg dhe të mos i lëshojnë qelitë e tyre, por të qëndrojnë të bashkuar, sepse diçka po përgatitet kundër tyre! Zoran Zaev duhet të ketë të qartë se nëse u ndodh diçka mbaron historia e Zaevëve dhe Ahmetit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre! Publikimi i “bombave” të reja do të bëhet gjatë orëve të mëngjesit, sepse sot kemi patur pengesa të shumta- ka shtuar El Cheka në statusin e tij të publikuar pak orë më parë.

Flash Lajme

Më të lexuarat