Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes, ne një ceremoni solemne në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve u betua si Ambasadore e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Philip Reeker theksoi se Byrnes do të udhëheqë një epokë të re të bashkëpunimit dypalësh si miq dhe aleatë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin miqtë, familja dhe kolegët e ambasadores Byrnes dhe disa ish ambasadorë në Maqedoninë e veriut.

Diplomatja nga Florida është veterane në diplomacinë amerikane me një karrierë prej 24 viteve. Nga shtatori i 2017 kryen detyrën e zv/ambasadores së SHBA-ve në Athinë. Byrnes më parë ka përfaqësuar SHBA-të edhe në misionin e OSBE-së në Vienë të Austrisë.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Maqedoni e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përveç gjuhës amtare, anglishtes. Nuk dihet kur do të bëhet ndryshimi.

Flash Lajme

Më të lexuarat