Kanadaja është vendi i 18të i NATO-s që ka ratifikuar Protokolin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, njofton Zhurnal.

Siç njoftuan në Twitter nga MPJ-ja kanadeze, ata shpresojnë që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e 30të e NATO-s.

“Kanadaja me kënaqësi ratifikoi protokolin anëtarësues të Maqedonisë së Veriut në NATO. Derisa festojmë 70vite NATO, me padurim presim t’ju përshëndesim si anëtare e 30të e Aleancës në një të ardhme të afërt”, njoftuan nga MPJ kanadeze.

Ndërkohë, po vijon procedura për ratifikim edhe në Senatin e SHBA-ve. Pritet ratifikimi i protokolit në Uashington të ndodhë deri në fund të verës.

Flash Lajme

Më të lexuarat