Seanca e këshillit komunal në Gostivar ka lëkundur koalicionin aktual të përbërë nga BDI, LSDM, RDK dhe partitë e tjera.

Burime partiake pranë Këshillit komunal thanë për INA se dje kanë ndodhur çarjet e para, pasi që këshilltarët e RDK-së kanë braktisur mbledhjen e këshillit komunal dhe se me këtë BDI dhe LSDM kanë mbetur pa shumicën e nevojshme.

Në anën tjetër kjo situatë ka bërë që Aleanca për Shqiptarët të ketë shumicën në këtë seancë të këshillit komunal. Këto tronditje po ndodhin pasi që RDK paralajmëroi se sot do të bëj të ditur qëndrimin e saj lidhur me vazhdimin ose jo të koalicionimit dhe mbetjen si pjesë e qeverisjes aktuale. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat