Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadorin rus në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Në komunikatën e kabinetit të presidenti theksohet se në takim “janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, por janë shqyrtuar edhe mundësitë për kontakte intensive në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Në këtë takim po ashtu siç thuhet “është konstatuar nevoja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike duke pasur parasysh faktin që Rusia është partner i rëndësishëm ekonomik tregtar i vendit”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All