Lëvizja Besa ka reaguar për mosrregullimin e lumit në fshatin Poroj të Tetovës. Sipas tyre, Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshimet e reja, madje edhe me pasoja më të rënda se ato të vërshimeve të fundit, transmeton.

Ja komunikata e plotë:

Ndër vite, vërshime të mëdha po ndodhin në fshatin Poroj, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit në këtë fshat. Banorët e Porojit ky problem i ndjek që nga vitet 1930, 1968, 1979, 1997, 2015 dhe së fundmi 2017.

Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshimet e reja, madje edhe me pasoja më të rënda se ato të vërshimeve të fundit.

Përndryshe, zanafilla e vërshimeve në Lumin e Porojit është në bjeshkët mbi fshatin Gjermë të Tetovës, prej nga uji bart me vete gjithçka që i del përpara dhe i sjell poshtë në fshatin Poroj dhe me gjërë. Në kohën e ish Jugosllavisë janë ndërtuar diga dhe kaskada, që për fat të keq nuk janë mirëmbajtur dhe të njejtat pas vërshimeve të viteve të fundit dhe vërshimeve të mëhershme, janë dëmtuar tërësisht. Tash banorët e fshatit Poroj, dhe fshatrave përreth janë lënë në mëshirë të fatit, dhe kanë ankth nëse fillojnë edhe rreshjet më të lehta të shiut.

Premtime ka pasur shumë, edhe nga Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ekipin e tij të qeverisë, si dhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku në vitin 2017 premtuan se në Poroj do të investohet dhe do të ndalohen problemet me vërshimet që e godasin vazhdimisht. Pas vërshimeve që përmbyti Porojin, kryeministri Zoran Zaev tha se do të do të intervenohet menjëherë dhe poashtu tha se viti 2018 do të jetë viti i punës dhe investimeve, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu si u paralajmërua.

Banorët e Porojit nuk kerkojnë meshirë nga autoritetet lokale dhe pushteti qendror, por kerkojnë që të meren me ZGJIDHJEN E PROBLEMIT, jo me problemin që çdo vit na përsëritet.

Prandaj, Lëvizja BESA i bën thirrje autoriteteve shtetërore, kryeministrit, ministrave, dhe kryetares të Komunës që mos të merren me investime kozmetike, por të merren me investime rrënjësore që do të sjellin përmirësimin real të gjendjes si në Poroj por edhe më gjërë.

Flash Lajme

Më të lexuarat