Që nga dita që dha dorëheqje, Prokurorja Speciale Katica Janeva nuk është paraqitur në punë, kanë konfirmuar për REL nga Prokuroria Speciale. Pavarësisht interesit të madh, ajo prej tre ditësh nuk është paraqitur në opinion apo para mediave për të folur rreth dyshimeve që janë ngritur për të rreth përfshirjes në rastin “Reket”.


Nga Prokuroria Speciale thonë se deri as sot Janeva nuk ka dhënë asnjë arsyetim dhe se nuk ka dorëzuar kërkesë për pushim mjekësor.
Të hënën Janeva tha se jep dorëheqje nga posti i prokurores speciale dhe se kjo dorëheqje do të hyn në fuqi nëq momentin kur do të emërohet zëvendësja e saj.
Sipas statutit të Prokurorisë mandati i saj skadon më 15 shtator.
Janeva në opinion është lidhur me rastin “Zhvatja”, në të cilin, si të dyshuar janë arrestuar dhe u është përcaktuar masa e paraburgimit të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Mileski- Kiçec.

Flash Lajme

Më të lexuarat