Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin grek Alfa TV ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe maqedonasit në të kaluarën kanë përvetësuar historinë e huaj ballkanike dhe botërore.

Sipas tij, kjo është bërë pa mbajtur llogari se ajo do të ndikojë tek fqinjët dhe do të shkaktojnë një situatë të zënies më fqinjët dhe me këtë ishin mbyllur proceset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, përcjellë portali Plusinfo.
Ai tha thënë se kryeministri i ri grek Micotakis është politikan me përvojë dhe sigurisht ia mendon të mirën vendit të tij dhe vendeve fqinje, si dhe gjithë Ballkanit.
Zaev ka folur për Marrëveshjen e Prespës, afrimin e popujve, bashkëpunimin ekonomik, miqësinë e tij me ish-kryeministrin grek, Aleksis Cipras, si dhe tema tjera.

Zaev ka potencuar se varësisht prej asaj se si dikush e sheh Marrëveshjen, mund të thotë se a është e mirë apo e keqe, por shprehi besim se të gjithë do të shohin drejt të ardhmes dhe se nuk do të ketë kthim prapa. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat