Anëtari i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi për lidhjet e saj me njerëz të krimit dhe kazinove, derisa në anën tjetër ajo shfaqej në protestat e Lëvizjes antibixhoz në Tetovë.


Ja reagimi i plotë:
Si u tall Teuta Arifi me qytetarët dhe besimtarët e Tetovës me tri gënjeshtrat spektakolare të saj

1. Ne fushatë: ” Dua të fitoj me hallall e jo me haram, sepse dua te punoj me hallallëk”.

2. Vitin e kaluar doli në protestë bashkë me qytetarët e Tetovës në protestën e organizuar nga Lëvizja Antibixhoz kundër kazinove.

3. Do ta bëj Tetovën qytet europian.

•E para – Kjo lidhja jote me njerëzit e krimit dhe të kazinove që ti i eksponon si sponzor kryesor të Verës Kulturore nën organizim të komunës së Tetovës, a është hallall apo haram?!
Nëse nuk e di këtë mesele, të shoh gjithmonë krah për krah me hoxhallarë e myftilerë nëpër organizime të ndryshme fetare, bëju pyetje e me siguri do ta tregojnë tamam meselen e hallallit edhe të haramit.

•E dyta – Si nuk të erdhi turp të dalësh në protestë kundër kazinove, duke patur përgjegjësi direkt si kryetare komune dhe nënkryetare partie që menaxhoni edhe me pushtetin lokal edhe me atë qendror, ndërsa tani edhe më ironikja, kazinot i bëni sponzor të verës kulturore, hipokrizi pafund!

•E treta – Zonja Arifi, Tetova jo që su bë qytet europian, por nuk u bë as qytet normal me parametra të qyteteve tjera në Maqedoni. Tetova ynë e dashur po qelbet nga papastërtia dhe mbeturinat; po lulëzojnë kazinot e lojërat e fatit; korrupsioni dhe krimi po e thellonë varfërinë. Pra, nga një qytet me potencial të madh ekonomik e shndërruat në qytetin më të shëmtuar dhe më të pa organizuar në Europë, theksohet në reagim. (INA)

Gepostet von Adnan Azizi am Sonntag, 28. Juli 2019

Flash Lajme

Më të lexuarat