LSDM i ka parashtruar pyetje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se në Budapest a ka udhëtuar për të takuar ish-liderin e tyre Nikolla Gruevskit dhe për t’u konsultuar me të.

“Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje. A thua Hritijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki? A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë? A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të merr këshilla se si ta pengoj drejtësinë si dhe, edhe më fortë ta mbroj krimin në VMRO-DPMNE?
A thua Mickoski shkoi tek Gruesvki që ky i fundit ta mësoj se si të përhap lajme të rreme, nacionalizëm dhe urrejtje mes qytetarëve?
A thua vallë Mickoski nga Gruesvki ka marr instruksione se sit ë vazhdoj të pengoj integrimin e shtetit në BE dhe NATO?”, theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, i cili e quajti Mickoskin një shërbëtor të Gruevskit. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat