Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka dhënë datat e mundshme se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Ai dje ka përmendur dy periudha të mundshme se kur mund të mbahen këto zgjedhje: fillimin e prillit ose fundin e majit 2020.
Por, portale të ndryshme shkruajnë se VMRO-DPMNE synon një qeveri teknike me mandat më tepër se 100 ditë, ashtu siç ishte Qeveria e dalur nga Marrëveshja e Përzhinës. Opozita maqedonase kërkon një qeveri teknik për 4 muaj mandat, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev ka shtrirë dorën për zgjedhje të parakohshme, por ai ka përmendur muajin nëntor. Megjithatë, zgjedhjet e rregullta në Maqedoninë e veriut janë në dhjetorin e 2020. (INA)