Avokati i njohur nga Shkupi, Sasha Andonovski ka analizuar detaje nga pamjet e rastit “Reket”, ku shihet numërimi i parave prej 1.5 milionë euro dhe çantave të dy të dyshuarëve Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Kiçeec, gjatë largimit nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, nga i cili morën paratë.


Ai ka thënë se sipas xhirimeve, çanta ku ishin eurot dhe që numëroheshin nuk ngjasojnë me çantat e Boki 13 dhe Kiçeec në momentin kur lëshojnë shtëpinë e Kamçevit.
Andonovski në profilin e tij në facebook ka shkruar: Nuk duhet askush me paratë, çantat nuk janë të ngjajshme, se bëhet fjalë për 1 milion euro shihet vetëm në listën e shkruar me dorë…, pamjet dallojnë nga audio biseda pasi që mund të jenë xhiruar në momente të ndryshme, nuk kuptoj se si do ti lirojë Katica, kur i kishte liruar Gjykata Supreme, prej kur një prokuror të lirojë të dyshuarit apo të akuzuarit, Diçka po i vjen era gjithë kësaj pune. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat