Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi plotësimin e vendeve të zbrazëta të përfaqësive diplomatike.
Bëhet fjalë për 27 vende të zbrazëta të ambasadorëve, që ishin pengesë për tu emëruar nga ish-presidenti Gjorgje Ivanov.


Por Pendarovski informoi sot se muajin e ardhshëm nga 27 pozicione të zbrazëta të ambasadorëve, do të përmbushen rreth 15 vende, informon INA.

Ai paralajmëroi se do të racionalizohen kapacitetet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, gjegjësisht disa do të mbyllen, ndërsa disa do të reduktohen, sepse, theksoi, nuk e kanë arsyetuar ekzistimin e tyre dhe punën që duhej të bënin në aspektin gjeostrategjik, me diasporën, relacionet tregtare dhe ekonomike, etj. Sipas njoftimeve të INA, LSDM dhe BDI po zhvillojnë bisedime për nominime të emrave për ambasadorë dhe se po targetohet në disa përfaqësi më të fuqishme diplomatike. Nga ana tjetër, Pendarovski mësohet se është fokusuar në gjetjen e kandidaturave profesionale në kuadër të MPJ-së, por edhe personalitete publike që mund ta përfaqësojnë vendin me dinjitet.
Pendarovski paralajmëroi edhe aktivitet të përforcuar diplomatik në katër muajt e ardhshëm me vizitë në Vjenë, Paris, Tokio, Romë dhe Varshavë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All