Prokuroria Publike ka intensifikuar hetimet lidhur me rastin në Reçicë të Vogël në Tetovë ku para një muaji nga të shtënat pësuan dy të rinj, njofton Alsat-M, duke u thirrur në një prononcim të organeve hetimore, por pa komentuar deklaratën e djeshme të Jusuf Bilallit, prindit të njërit nga të plag osurit.

Siç mëson Alsat, prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Brendshme përshpejtimin e procedurës së ekspertizës ligjorë të arm ëve të konfiskuara në vendin e ngjarjes. Jo zyrtarisht mësohet se një pistoletë dhe një push kë gjuetie e cila i takon djalit të deputetit të BDI-së Xhevat Ademi, janë marrë në ekspertizë së bashku me një pisto letë të një tjetër njeriu që ka qenë prezent në dasmë. Organet e ndjekjes janë edhe në kërkim edhe të gëzhojave, që nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, deputeti BDI-së, Ademi nuk iu përgjigj interesimit të televizionit Alsat për të komentuar deklaratën e Jusuf Bilallit i cili fajëson me emër dhe mbiemër si autor.

Deputeti i ka ra revoles në tavolinë, edhe unë e kam parë se e ka goditur djalin e tij, edhe unë si mjek kam vrapu që t’i ndihmo djalit të atij, kur kam arritur aty, ska pasur as tre hapa, kur arrita tek djali i Xhevat Ademit, djali im më tha, o babi, mua më vranë”-tha Jusuf Bilalli.

Para prononcimit të Bilallit Xhevat Ademi hodhi poshtë të gjitha akuzat që i bëhen, duke mohuar që të ketë gjuajtur natën kur u plagosën dy të ri. Prokuroria nga SBP-Tetovë ka kërkuar që të merren në pyetje së paku 10 dëshmitarë, të cilët e kanë parë ngjarjen kur ka ndodhur. Dy të rinjtë tani më janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. /Alsat-M

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All