Ministrja e punës dhe politikave sociale, Mila Carovska theksoi se Qeveria përkujdeset dhe investon tek njerëzit për të mbrojtur të drejtat e tyre sociale. Këtë ajo e theksoi në konferencën e organizuar në Dubrovnik me temën “Punët sociale dhe ndryshimet shoqërore”.

“Në këtë mënyrë ne inkurajojmë njerëzit që të besojnë për një botë më ndryshe që do ta ndërtojmë bashkërisht. Me reformën sociale ndërtojmë një sistem që me të vërtetë përkujdeset për njerëzit, dhe sidomos për fëmijët. Për vetëm tre muaj kemi paguar për tre here më shumë shtesat sociale për fëmijë, dhe presim që numri të rritet”, theksoi Carovska. Sipas saj, në muajin gusht janë paguar edhe një here më tepër ndihma për familjet sociale, rreth 200 milionë denarë, derisa më parë paguheshin 106 milionë denarë. AJo theksoi se në të ardhmen do të vazhdohet me rritjen e përkujdesjet sociale dhe forma të tjera për mbrojtjen e të drejtave sociale. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat