Prokurorja Speciale, Katica Janeva nga bur gu hetimor në Shkup i ka dërguar një letër prokurorëve të Gjykatës Speciale, përmes të cilës i udhëron që të gjitha lëndët ti dorëzohet Prokurorisë Publike Shtetërore.

Nga Prokuroria Speciale e kanë konfirmuar informacionin duke bërë të ditur se për një kohë të shkurtër do të japin më shumë detaje rreth kësaj letre.

Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte hetimi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari, për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej dy vjet burgim.

Së fundi ajo dyshohet se është përfshirë në rastin Zhvatja. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat