Ridvan Ismaili

Pas kërkesava të shumta shumëvjeçare si dhe pas protestave dhe bojkotit të herëpashershëm nga ana e nxënësve dhe prindërve të tyre, këtë vit shkollor, në shkollën fillore multietnike Toli Zordumis në Kumanovë, u hap edhe paralelja e dytë shqipe për nxënësit e klasave të para.

Kjo ka qenë një nevojë e kahmotshme e nxënësve shqiptarë, me qëllim përmirësimin e cilësisë gjatë zhvillimit të procesit arsimor si dhe reflektimin e drejtë të prezencës së tyre në këtë shkollë.

Në ligjin e ri për arsim thuhet se numri i nxënësve nëpër paralele, si prag minimal përcaktohet numri 20 nxënës, ndërsa pragu maksimal do të jetë 30 nxënës në klasë.
Kjo nënkupton se me krijimin e kushteve dhe hapsirave të reja, çdo gjeneratë me mësim në gjuhën shqipe duhet të formoj edhe paralelen e dytë në kuadër të kësaj shkolle. Sidomos kur dihet se çdo klasë me mësim në gjuhën shqipe kalon pragun maksimal të nxënësve, ndërsa disa klasë kanë edhe deri më 36 nxënës.

Për të tjerët, hapja e kësaj paralele mund të tingëllon si një çështje teknike apo procedurale, mirëpo për ne kumanovarët kjo nënkupton më shumë se kaq. ?

Flash Lajme

Më të lexuarat