Bashkimi Demokratik për Integrim së fundi po zgjedh kryetarët e degëve. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, nesër dega e Çairit do të mbajë punimet e Kuvendit Zgjedhor, ku do të zgjedhet kryetari i degës.

Së fundi ndër kandidatët më të votuar për kryetar dege përflitet emri i Izet Mexhitit, nënkryetarit aktual të BDI-së. Por, përveç tij në kombinim përfliten edhe emra të tjerë, por më pak të votuar nga forumet partiake. Megjithatë gjithçka do të dihet në kuvendin që nesër pasdite do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All