Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zakharieva theksoi se përkrahja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike asnjëherë nuk ka qenë pa kushte. Sipas saj ka një kusht i qartë dhe ky kusht është marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nuk ka mënyrë që të përgatiten për në BE dhe të keni marrëdhënie bilaterale. Nuk është kriter bullgar, por një ndër kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore”, theksoi shefja e diplomacisë bullgare, Zakharieva. Sipas saj, pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e vështira se sa çështje e emrit. “Marrëveshja e Prespës është marrëveshje bilaterale. Nuk është lehtë të ndryshohet emri i vendit, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e vështirë. I gjithë identiteti dhe historike që nga ekzistimi i Maqedonisë së Veriut nga vitit 1944 është pjesë e historisë sonë të përbashkët”, theksoi Zakharieva. Ajo thotë se Marrëveshja për fqinjësi të mirë, në të cilën është paraparë bashkëpunimi në ekonomi, turizëm, ndërlidhje infrastrukturore, kulturë, arsim po jep rezultate.
Zëvendëskryeministri i Bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat