“Pse po bllokohet ekonomia e Dibrës! Ditëve të fundit në qytetin tonë po ndodh fenomeni i bllokimit dhe i shkatërimit të biznesit të formave të ndryshme. Rreth 100 personave që banojn reth kufirit me Maqedoninë nga ana Shqiptare ku fatmirësisht falë tyre mbijeton ekonomia e qytetit,u ndalohet hyrja me pretekst se kanë përmbushur 90 ditë, gjest i cili dëmton ekonomin edhe lidhjen farefisnore të cilat i kanë në anën tjetër të kufirit.

Me këto politika të rendit të dytë po shkatërojnë qytetin, e ndërsa dikush tjetër është vetëm aminxhi i shkatërimit me qasje përfitimi personal. Aleanca për Shqiptarët-dega Dibër shpreh indinjatën e saj dhe kërkon llogari përse ndodhin fenomene të tilla? Kujt i levërdisë që ta shkatërrojë këtë qytet?Kush po e nëpërkëmb qytetin,pse po goditet kjo ekonomi e ulët? Pse kryetari dështak i 100 ditëve nuk ndërmori asnjë hap, apo mos vallë është duke e plotësusr planprogramin e përbashkët “Jetë për të gjithë” për të shkatëruar qytetet Shqipëtare?“, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët – Departamenti për informim Dega Dibër.

Flash Lajme

Më të lexuarat