Sot, në vilën presidenciale në Vodno të Shkupit, është duke u zhvilluar takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut i thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski. Në këtë takim po diskutohen çështje të rëndësishme shtetërore, si mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këtë takim, e vetmja parti që i ka dhënë rol të veçantë edhe përfshirjes së gjinisë femërore në vendimmarrje, është vetëm Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela është shoqëruar nga nënkryetarja e ASH-së Bujare Abazi. Kjo e fundit është e vetmja femër në këtë takim me rëndësi të jashtëzakonshëm. Partitë tjera si nga blloku maqedonas ashtu edhe nga blloku shqiptar, duket se e kanë lënë anash përfshirjen e gjinisë femërore në këtë takim, shkruan portali Fol.mk.

Flash Lajme

Më të lexuarat