Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për KlanTV ka dhënë përgjigje se pse frikësohen maqedonasit për zbatimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe, kur serbët në Kosovës me vetëm 5 për qind e gëzojnë këtë të drejtë.

Mickovski ka thënë se mes Kosovës dhe Maqedonisë kemi dy dallime esenciale. “Nuk janë njësoj Kosova dhe Maqedonia. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, ajo ende nuk është shtet siç duhet të jetë, ende e pa integruar në kuadër të institucioneve botërore, sic është Maqedonia edhe pse Maqedonia ishte ndër të parat që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe këtë e ka bërë qeveria e VMRO-së”, deklaroi Mickovski. Ai tha se gjithashtu qeveria e VMRO-së në vitin 2008 solli ligjin me të cilin u zgjerua përdorimi i gjuhës shqipe. “Atëherë kemi deklaratën e Ali Ahmetit i cili thotë se me këtë ka përfunduar impelementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Këto janë gjëra që i ka bërë qeveria e VMRO-së dhe nuk duhet të kemi dilema. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat