Në biografinë e tij në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i ri i sapozgjedhur Sali Murati është nënvizuar se i takon komunitetit turk.

Edhe në një profil të facebook-ut, që pretendohet se i takon kreut të Kushtetueses ai është nënshkruar si turk edhe ate me emrin Salih Murat, informon INA. Aty theksohen edhe shkrime dhe porosi të shkruara në gjuhën turke dhe tifozeri për Turqinë. Po kush në të vërtetë është Sali Murati apo Salih Murat. Ai është i lindur më 11 tetor 1966 në Vrapcishte të Gostivarit. Jurist i diplomuar në Fakultetin e juridikut të Universitetit të Beogradit në vitin 1991. Nga viti 1993-2005 ka punuar në Byronë për shërbime juridike dhe ekonomike në Gostivar, ndërsa nga viti 2005-2012 ka punuar si avokat në Gostivar. Ai një kohë të gjatë ka punuar në sferën juridike, por ka qenë pjesë e shoqërisë civile të shoqatave turke. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat